Aktualitet

IKMT: Sot u shembën 5 objekte në Astir, nesër do të prishet objekti 6 katësh me shpërthim të kontrolluar (VD)

9 Janar 2020, 08:48 Nga DOSJA
IKMT: Sot u shembën 5 objekte në Astir, nesër do të prishet

Tiranë- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur mëngjesin e sotëm 5 objekte në zonën e Astirit në Tiranë. Ky institucion ka njoftuar se ditën e nesërme do të shembet me shpërthim të kontrolluar një objekt 6 katësh.

Në  një  aksion që nisi sot prej orës 6 të mëngjesit, IKMT ka prishur 5 objekte në zonën e Astirit në  gjurmën e Unazës së  Madhe. Objektet ishin të madhësisë një katëshe (1), dy katëshe (3) dhe katër katëshe (1). Ndërkohë një objekt 6 katësh do të4 prishet nesër me shpërthim të kontrolluar. Së bashku me 35 objektet e prishura në aksionet e mëparshme, shkon në 41 numri i tyre, persa i takon Lotit I…“, thuhet në njoftimin e IKMT-së.

Projekti i Unazës së Re është kundërshtuar nga banorët e Astirit.  Në muajin nëntor në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazin lotësjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët u shprehën se pas prishjes së ndërtesave, ata janë në qiell të hapur dhe për këtë akuzuan qeverinë Rama.

J.V:E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt nis shembjen e banesave në astir projekti i unazes se re ikmt nis shembjen e banesave në astir projekti i unazes se re

Sondazh

Poll