Aktualitet

IKMT vijon punën për shembjen e objekteve/ Trafik i rënduar në Unazë të Re (FOTO)

9 Janar 2020, 08:10 Nga DOSJA
IKMT vijon punën për shembjen e objekteve/ Trafik i rënduar

Tiranë- Shembja e 5 godinave  nga IKMT-ja në zonën e Astirit në Tiranë, ka sjellë në trafik të rënduar që në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Policia ka bllokuar rrugën nga “Sheshi Shqiponja” tek “Pallati me Shigjeta”, pasi ka nisur puna për shembjen e objekteve. Trafik i rënduar duket në fotot e mëposhtme në “Unazën e Re”.

Që në orën 06:00, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për shembjen e 5 objekteve në zonën e Astirit, pranë sheshit “Shqiponja”.  Deri më tani janë shembur 3 objekte dhe po punohet për prishjen e 2 të tjerave. Ndërsa 1 tjetër godinë 4 katëshe pritet të shembet ditën e nesërme, me shpërthim të kontrolluar.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt nis shembjen e banesave në astir projekti i unazes se re ikmt nis shembjen e banesave në astir projekti i unazes se re

Sondazh

Poll