Bota

E tradhëtoi me mbesën e saj, Hulk kërkon të pastrojë ndërgjegjen, i ofron ish-bashkëshortes shifra të çmendura parash d

8 Janar 2020, 19:45 Nga DOSJA
E tradhëtoi me mbesën e saj, Hulk kërkon të pastrojë

BRAZIL– Sulmuesi i njohur brazilian Hulk ka qënë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përsa i përket historisë së tij të dashurisë. Kjo pasi pas ndarjes nga partnerja Iran Angelo de Souza, Hulk ka nisur një lidhje me mbesën e saj, e cila quhet Camila.

Si një ‘shpagim’, Hulk i ka ofruar ish-bashkëshortes së tij rreth 22 milion euro; 80 % të pronave që ai zotëron dhe një shumë tepër e madhe nga paga e tij si futbollist.

Por megjithatë ish-partnerja nuk e ka pranuar marrëveshjen duke pretenduar se do ta diskutojë në gjyq. Hulk është një nga 20 lojtarët më të paguar në botë dhe çdo vit fiton shumën e 105 milionë dollarëve.

Lidhja e Hulkut me mbesën e ish-partneres së tij, tashmë është bërë publike dhe këtë e ka konfirmoi disa ditë më parë Camila e cila i ka dërguar edhe një letër hallës ku i kërkonte të mos e gjykonte veprimin e saj.

Po ashtu agjensia që merret me menaxhimin e Hulk, bëri me dije se dyshja janë zyrtarisht bashkë që prej muajit tetor dhe se së fundmi kishin vendosur që të dilnin hapur në publik.

(A.K. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota camila hulku iran angelo de souz camila hulku iran angelo de souz

Sondazh

Poll