Bota

“Dërguan mesazhe”, ministria e Jashtme e Zvicrës zbulon si komunikuan SHBA dhe Irani

8 Janar 2020, 19:39 Nga DOSJA
“Dërguan mesazhe”, ministria e Jashtme e Zvicrës zbulon si

TIRANË– Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka zbuluar së fundmi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer së fundmi mesazhe përmes kanalit diplomatik zviceran. Në një deklaratë zyrtare, ministria thekson se komunikimi është bërë nëpërmjet kanalit diplomatik por nuk përshkruan me detaje se cili vend ka aktivizuar i pari mesazhet.

Ky kanal diplomatik është përdorur edhe gjatë shkëmbimit të të burgosurve të ISIS në fund të vitit të kaluar.

Deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Zvicrës:

Zvicra është thellësisht e shqetësuar për tensionet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit dhe ciklin e fundit të përplasjeve të dhunshme në Irak. Ne kërkojmë nga të gjitha palët të ushtrojnë moderim maksimal dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm. Zvicra është e gatshme të mbështesë nismat e bashkësisë ndërkombëtare që synojnë zvogëlimin e popullsisë në rajon. Kanali i komunikimit diplomatik midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të siguruar nga Zvicra vazhdon të funksionojë. Zvicra konfirmon se disa mesazhe janë dërguar përmes këtij kanali.

Irani vendosi të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të  SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

Perplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota ali khamenei donald trump konflikti shba iran ali khamenei donald trump konflikti shba iran

Sondazh

Poll