Politike

VIDEO/ Me dosje në duar, drejtori juridik i Bashkisë Tiranës takon Veliajn në paraburgim

Në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, shihet Dokushi me një dosje në dorë dhe disa dokumenta teksa tenton që të takoj kryebashkiakun Erion Veliaj.  

11 Shkurt 2025, 10:25 Nga I.A
VIDEO/ Me dosje në duar, drejtori juridik i Bashkisë Tiranës
Alban Dokushi

TIRANË- Drejtori Juridik i Bashkisë së Tiranës Alban Dokushi ka shkuar mëngjesin e sotëm në bllokun e sigurisë në Mine Peza. Në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al, shihet Dokushi me një dosje në dorë dhe disa dokumenta teksa tenton që të takoj kryebashkiakun Erion Veliaj.  

Bashkë me disa dokumente, Dokushi kishte me vete dhe një kopje të librit “Mjelma e Zezë” të autorit Nassim Nicholas Taleb, në duar. Libri mund të jetë një kërkesë e Veliajt për tu lexuar gjatë kohës që ai ndodhet në paraburgim

 

Pse u arrestua Erion Veliaj?

Kryebashkiaku Veliaj u arrestua mesditën e 10 shkurtit. Zyrtarët e SPAK dhe BKH-së zbarkuan në Bashkinë e Tiranës dhe vunë në pranga Veliajn. Gjykata e Posaçme ka lëshuar 5 masa sigurie në kuadër të hetimeve ndaj Veliajt. Për Ajola Xoxën, bashkëshorten e kryebashkiakut, GJKKO ka caktuar masën “arrest në shtëpi”. Ndërsa Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha janë vënë në detyrim paraqitje.

 

alban dokushi erion veliaj arrestohet erion veliaj

Sondazh

Poll