Politike

"Ishte në mbledhje, dy zyrtarëve të tij kërkuan shpjegime!" Arrestimi i kryebashkiakut/ Gazetarja: Veliaj u tha bashkëpunëtorëve të tij "lërini të bëjnë detyrën"

Ajo shtoi se dy zyrtarë të bashkisë kanë pasur një reagim ndaj agjentëve duke kërkuar shpjegime, por Veliaj ka ndërhyrë duke kërkuar që të bëjnë detyrën.

10 Shkurt 2025, 21:46 Nga M.B
"Ishte në mbledhje, dy zyrtarëve të tij kërkuan
Anila Hoxha dhe Erion Veliaj

TIRANA- Detaje të tjera kanë dalë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gazetarja Anila Hoxha, e ftuar në Top Story, ka treguar se në momentin që agjentët e BKH kanë mbërritur në ambientet e Bashkisë, Veliaj ka qenë në mbledhje me bashkëpunëtorët e tij, dhe pasi ka përfunduar atij i është komunikuar akuza dhe është njohur me dosjen. Ajo shtoi se dy zyrtarë të bashkisë kanë pasur një reagim ndaj agjentëve duke kërkuar shpjegime, por Veliaj ka ndërhyrë duke kërkuar që të bëjnë detyrën.

“Erion Veliaj, në momentin që BKH mbërritën në bashki, ai gjendej në një mbledhje të ngushtë më bashkëpunëtorët e tij, në zyrën e tij. Agjentët e BKH kanë pritur deri sa ka përfunduar mbledhja dhe menjëherë kanë biseduar me të dhe i kanë vendosur në disponim dosjen.

Ka pasur një lloj reagimi nga dy zyrtarë të bashkisë, që kanë kërkuar shpjegime pse janë hetuesit aty, dhe ka ndërhyrë Veliaj. Iu është përgjigjur dhe u ka kërkuar ‘lërini të bëjnë detyrën’.

Më pas është futur në makinën e tij, brenda së cilës kanë qenë efektivët, dhe më pas nuk e kanë çuar në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, sepse ishte shteruar komunikimi i masës në zyrën e tij, dhe u shoqërua menjëherë drejt bllokut të sigurisë”, tha Hoxha.

erion veliaj

Sondazh

Poll