Politike

Arrestimi i Veliajt/ Deputeti socialist - opozitës: E keni quajtur SPAK-un organizatë kriminale, ky është turpi juaj!

Lidhur me këtë Koçi u shpreh se opozita e ka quajtur SPAK një organizatë kriminale dhe sipas tij ka bërë gabim, pasi SPAK po vendos drejtësi.

10 Shkurt 2025, 17:12 Nga B.Z
Arrestimi i Veliajt/ Deputeti socialist - opozitës: E keni quajtur SPAK-un
Petro Koçi

TIRANË - Deputeti socialist Petro Koçi, mori fjalën i pari në seancën e sotme plenare në Kuvend. Koçi përmendi 21 janarin, ndërsa u ndal gjithashtu edhe të arrestimi i kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Lidhur me këtë Koçi u shpreh se opozita e ka quajtur SPAK një organizatë kriminale dhe sipas tij ka bërë gabim, pasi SPAK po vendos drejtësi.

 

Petro Koçi: Kjo javë ka qënë një javë që i është kushtuar komunitetit dhe brenda kësaj jave ka qënë edhe data 4 Shkurt. Sigurisht që saherë bëhet fjalë për Luftën e Dytë Botërore fillon një debat politik. Në 4 shkurt mu kujtua 21 janari, datë e cila është kopje e mirëfilltë e 4 shkurtit. Janë ngjarje të zeza në historinë politike dhe qeverisje të këtij vendi. Faje dhe gabime ka por i vetmi faj që s'falet kurrë është tradhëtia ndaj atdheut. SPAK është zgjedhje jona nuk është zgjedhja juaj. Ju e keni quajtur organizatë kriminale ky është turpi juaj. Republika kërkon drejtësi, natyrisht që ne nuk gëzohemi kur një koleg i ynë përfundon në dyert e dretësisë. Por sa për Xorxh Sorosin ka kush merret. Nuk keni mbetur ju të pastroni Amerikën nga Xhorxh Soros

 

Sondazh

Poll