Politike

Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj/ Blushi: Provë e re dhe flagrante e funksionimit të “Drejtësisë me Regji”!

Ai thotë se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike i kanë denoncuar disa herë aferat që kanë përfshirë Bashkinë e Tiranës me në krye Veliajn dhe arrestimi i tij 8 vite me vonëse është një provë e hapur se sistemi i drejtësisë në vend funksionon me regji.

10 Shkurt 2025, 16:53 Nga B.Z
Arrestimi i kryebashkiakut Veliaj/ Blushi: Provë e re dhe flagrante e
Tedi Blushi

TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reguar pas arrestimit të Kryebashkiakut Erion Veliaj. Në një deklaratë për shtyp Blushi thotë se arrestimi i Veliajt është me regji.

Teksa liston një sërë akuzash dhe veprash penale për të cilat sipas tij Veliaj është përgjegjës, Blushi thotë se kryebashkiaku duhet të ishte prej vitesh në burg duke vuajtur dënimin. Blushi përmend aferën "5D", Inceneratorin e Tiranës, dhe shprehet se Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe ka kryer deri në minutat e fundit pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera, për të cilat duhet të mbajë përgjegjësi.

Ai thotë se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike i kanë denoncuar disa herë aferat që kanë përfshirë Bashkinë e Tiranës me në krye Veliajn dhe arrestimi i tij 8 vite me vonëse është një provë e hapur se sistemi i drejtësisë në vend funksionon me regji.

Reagimi i Blushit:

Arrestimi me regji, me 8 vite vonesë, me shumë delikatesë dhe me pekule i Erion Veliajt, tregon qartë fytyrën e Narkodrejtësisë apo drejtësisë së kapur për fyti nga Edi Rama, që teksa u kujdes maksimalisht të ruante sot imazhin e simbolit më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Tiranë, në anën tjetër rrëmbeu rreth 4 muaj e gjysëm më parë, në mënyrë të paligjshme dhe banditeske, me horra të maskuar, të armatosur rëndë, pa dokument identifikimi dhe me makina private, në mes të rrugës ish-Presidentin, ish-Kryeministrin, ish-Kryetarin e Kuvendit, Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili sot vijon të mbahet në izolim ekstrem pa prova dhe pa fakte penale.

Arrestimi me regji i Erion Veliaj nga struktura kriminale SPAK, që komandohet drejtpërdrejt nga kreu i Ramaformës, Alias Nesti Angoni, pikërisht në ditën kur në Tiranë, udhëheqësi i fushatës së Presidentit të SHBA Donald Trump, Chris LaCivita, e cilësoi Edi Ramën si kukull të Xhorxh Sorosit, nuk është gjë tjetër veçse një provë e re dhe flagrante e funksionimit të “Drejtësisë me Regji”, pikërisht nga “Afërmendshi” Altin Dumani i dekoruar personalisht nga Xhorxh Soros si Kampion i Mbrojtjes në fakt të Korrupsionit në nivelet më të larta.

Përpjekja e dëshpëruar e Kreut të Organizatës, Edi Ramës apo “Prindit 1” për të krijuar imazhin e rremë të sundimit të ligjit në Narkoshtetin sorosist të instaluar prej tij, duke shitur “Prindin 2” Erion Veliaj nuk është gjë tjetër veçse tentativë për të shkarkuar përgjegjësitë e rënda penale për aferat e tmerrshme korruptive të kryera në bashkëpunim në Bashkinë e Tiranës, siç dëshmoi edhe ish-Zv/Kryeministri Ahmetaj.

Erion Veliaj, i cili është denoncuar së pari nga Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe është prangosur prej kohësh nga Partia e Lirisë në sallën e Këshillit Bashkiak, duhet të ishte prej vitesh duke vuajtur dënimin për vjedhjet skizofrenike dhe të përbindshme, si dhe për krimet e shëmtuara dhe shumë të rënda që ka konsumuar në krye të Bashkisë së Tiranës, qysh ditën kur u bë publike firma e tij e paligjshme që I hapi rrugën inceneratorit fantazme të Tiranës.
Akuza zyrtare e ngritur ndaj Erjon Veliajt nga SPAK nuk është gjë tjetër veçse amnistim nga veprat e rënda penale për të cilat ai do duhet të përgjigjet deri më një.

Erion Veliaj pronari faktik i inceneratorit fantazëm të Tiranës, përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt, mbi gjakun e të cilit ndërtoi edhe pasurinë e tij marramendëse të paligjshme, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit përmes inceneratorit fantazmë të Tiranës, duke rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe dhënë miratimin në parim për studimin e fizibilitetit, duke future .

Erion Veliaj ka futur ne borxh per 30 vite qytetaret e Tiranes per nje vjedhje 500 milion euro.
Erion Veliaj ka lejuar zaptimin e 15 ha toke jashte teritorit te Lejes se Ndrtimit te Projektit te firmosur nga Edi Rama.
Erion Veliaj është kreu i organizatës kriminale 5 D, që zhvaste taksat e qytetarëve të Tiranës.
Erion Veliaj ka firmosur me dorën e tij dokumente të paligjshme dhe ka kryer deri në minutat e fundit pagesa të paligjshme për shërbime publike të pakryera.

Erion Veliaj është arkitekti dhe përfituesi kryesor i grabitjes me dhunë dhe terror të pronave të ligjshme të qytetarëve të Tiranës, urdhëruesi i shembjeve së qindra banesave me ekspertizë të manipuluar, duke lënë në qiell të hapur mijëra familje.
Erion Veliaj është shkatërruesit i trashëgimisë historike dhe kulturore të Tiranës, i Teatrit Kombëtar dhe shumë simboleve të kryqytetit që nën drejtimin e tij u bënë pluhur e hi për t’i hapur udhën ndërtimit të kullave të drogës.
Erion Veliaj është ortaku i Ndraghetas, që e ktheu Tiranën në lavatriçen gjigande të pastrimit të parave të pista të drogës dhe krimit të organizuar vendas dhe ndërkombëtar.

Erion Veliaj është shkatërruesi më i madh i gjelbërimit dhe mjedisit në Tiranë, që e shndërroi kryeqytetin në një dhomë të madhe gazi ku çdo vit humbin jetën të mitur e të moshuar për shkak të sëmundjeve në mushkëri që prodhon ajri i ndotur.
Partia e Lirisë që denoncoi e para, me qindra dokumente dhe me prova aferën e përbindshme të inceneratorëve ku është përfshirë kokë e këmbë Erjon Veliaj, falenderon të gjithë ata që iu bashkuan aksionit të saj politik dhe opozitar për shembjen e simbolit më të urryer të korrupsionit dhe krimit të organizuar në kryeqytet.
Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë për të qënë në ballë të betejës për shkatërrimin përfundimtar të Narkoshtetit dhe shkurtimit të ditëve të mbetura këtij regjimi kriminal, mizor, kleptokrat e përjashtues që ndërtoi Edi Rama, kukulla e Xhorxh Sorosit në Shqipëri, orët e të cilët po numërohen mbrapsht.
Shashka me arrestimin e Erion Velisë nuk mund të gënjejë askënd për sundimin e ligjit në Narkoshtetin sorosist të Edi Ramës.

Pas hekurave duhet të jetë një orë e më parë Kreu i Organizatës, Edi Rama, shefi i “Afërmendshit” Altin Dumani, që sot kreu veçse një porosi politike, në përpjekje të dëshpëruar për të pastruar fytyrën e tij dhe të shefit të tij, por që do të marrin përgjigjen më të hidhur nga shqiptarët në 11 Maj.

tedi blushi erion veliaj

Sondazh

Poll