Politike

Arrestimi i Veliajt, në pranga edhe biznesmeni Elman Abule

Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se Abule është vënë në pranga për akuzat e pastrimit të produkteve kriminale të kryer në bashkëpunim.  

10 Shkurt 2025, 16:30 Nga E.d
Arrestimi i Veliajt, në pranga edhe biznesmeni Elman Abule
Elman Abule

TIRANË- Pas arrestimit të kryebashiakut Erion Veliaj në pranga është vënë edhe biznesmeni i njohur Elman Abule. Në njoftimin e SPAK bëhet me dije se Abule është vënë në pranga për akuzat e pastrimit të produkteve kriminale të kryer në bashkëpunim.  

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238, i Kodit të Procedurës Penale, për një shtetas të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, përfaqësues i subjektit tregtar “……..” shpk;

Elman Abule është biznesmeni të cilit prokuroria e Tiranës i sekuestroi vitin e kaluar 50 milionë euro pasuri, është një emër jo shumë i njohur për publikun. Ai ka shtetësi belge dhe është përfshirë prej gati një dekade në botën e tregtisë, kryesisht në aktivitetin e metaleve. Ai njihet gjithashtu edhe si një mik i afërt i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Më herët, është publikuar një foto e Abules, në aeroportin e Romës, nën shoqërinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

 

elman abule

Sondazh

Poll