Politike

"Do të mbetet mik i mirë!" Arrestimi i Veliajt/ Socialistët "kyçin gojën" para mbledhjes urgjente: Nuk ndërhyjmë në punët e drejtësisë!

Të thirrur në mbledhjen urgjente të grupit të PS-së, në kryesinë e Kuvendit, deputetët nuk dhanë komente të shumta por duke u mjaftuar me faktin që vendimet e drejtësisë nuk komentohen sipas tyre.

10 Shkurt 2025, 16:52 Nga M.B
"Do të mbetet mik i mirë!" Arrestimi i Veliajt/
Socialistët

TIRANA- Deputetët e Partisë Socialiste nuk kanë komentuar për mediat lidhur me arrestimin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Të thirrur në mbledhjen urgjente të grupit të PS-së, në kryesinë e Kuvendit, deputetët nuk dhanë komente të shumta por duke u mjaftuar me faktin që vendimet e drejtësisë nuk komentohen sipas tyre.

Prononcimet për mediat:

Toni Gogu: Nuk kam komentuar vendimet e drejtësisë, por Erion Veliaj ka qenë e do të mbetet mik i mirë i imi.

Lavdërim Krashi: PS nuk ndërhyn në punët e drejtësisë dhe nuk komenton ato.

 

arrestimi i erion veliaj

Sondazh

Poll