Politike

Arrestimi i Veliajt, Berisha: Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit

Po ashtu Berisha shtoi se Rama duhet të dorëhiqet për faktin se është kukull e Sorosit. 

10 Shkurt 2025, 17:18 Nga I.A
Arrestimi i Veliajt, Berisha: Dorëheqjen e menjëhershme e Edi
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë fjalës së tij për gazetarët, para nisjes së Kuvendit, Berisha theksoi se me këtë ndodhi, Rama duhet që të japë dorëheqjen e menjëhershme. Po ashtu Berisha shtoi se Rama duhet të dorëhiqet për faktin se është kukull e Sorosit. 

"Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit. Opozita. Asnjë diskutim që është organizatë kriminale. Pa dyshim, dhe kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll