Aktualitet

Lleshaj flet me superlativa për veten: Nuk merrem me akuzat se jam thjesht i paprekshëm

11 Mars 2019, 21:39 Nga DOSJA
Lleshaj flet me superlativa për veten: Nuk merrem me akuzat se jam thjesht

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u është përgjigjur të gjithë atyre që e akuzojnë duke thënë se nuk merret me akuzat e opozitës sepse është i paakuzueshëm.

Në një intervistë për “Debati në Channel One” me Roland Qafokun, Lleshaj shtoi se kishte dëgjuar pas 10 ditësh thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi për ti rrethuar.

“Nuk merrem me akuzat se jam i paakuzueshëm.Secili është i lirë të bëjë atë që di më mirë. Një miku im më tha para ca ditësh se kanë bërë thirrje të të rrethojnë shtëpinë, e kam marr vesh pas 10 ditësh. Kjo është habi dhe trishtim për atë që i thotë. Jam thjesht i paakuzueshëm”, shprehet ndër të tjera Lleshaj.

Sa i takon përplasjes me ish-kryeministrin Berisha dhe akuzat e bëra ndaj tij, Lleshaj thotë se nuk është penduar. Lleshaj shpesh është vënë në sulme nga opozita për punën e tij në krye të ministrisë së Punëve të Brendshme.

Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akzuat e opozites deklarata e lleshajt jam i paakuzueshem sander lleshaj akzuat e opozites deklarata e lleshajt jam i paakuzueshem sander lleshaj

Sondazh

Poll