Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina e ish-oficerit të Policisë në Elbasan, kush është Edvin Gjyli, “tradhëtari” që nxorri

9 Janar 2020, 06:22 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët makina e ish-oficerit të Policisë

Elbasan- Në orët e para të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga flakët makina e ish-oficerit të Policisë në Elbasan, Edvin Gjylit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Dyshohet se disa persona me precedentë penal i kanë vënë flakën makinës së ish-oficerit për shkak të detyrës që ai ka pasur më herët. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe  po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe identifikimin e autorit.

Kush është Edvin Gjyli?

Gjyli është një nga policët e pezulluar për nxjerrje informacioni dhe të sekretit hetimor. Ai së bashku me Inspektorin e Krimeve të Rënda u pezulluan nga detyra dhe u vunë nën hetim administrativ pasi nxorrën sekretin hetimor në lidhje me superaksionin që zhvilloi RENEA në Elbasan,  ku u zbulua arsenali me armë të sofistikuara. Gjyli dhe Hasani ishin dy efektivët që ‘tradhëtuan’ betimin që bën çdo efektiv policie kur nis detyrën e tij dhe premton se do ta bëjë atë duke treguar besnikëri.

Më datë 1 korrik  RENEA zbarkoi në Elbasan,  një ditë pas vrasjes së 22-vjeçarit Klevi Baho dhe gjeti një arsenal me armë të softistikuara. Lajmi u bë publik më datë 9 korrik dhe kjo gjë erdhi pasi dy efektivët e nxorrën informacionin.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edvin gjyli përfshihet nga flakët makina e ish-oficerit edvin gjyli përfshihet nga flakët makina e ish-oficerit

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2020, 22:08

TIRANË– I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në RTV ORA, avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka thënë se klienti i tij ka dhënë dëshmi para...