Aktualitet

‘Modelet marrin 2000 euro në natë’/ Gazetarja tregon historinë e prostitutës nga Lushnja, si i dha ‘hakun’ e punës

8 Janar 2020, 21:35 Nga DOSJA
‘Modelet marrin 2000 euro në natë’/ Gazetarja tregon

TIRANË– Gazetarja Dorjana Bezat ka folur lidhur me prostitucionin në Tiranë, duke sjellë edhe një histori të një punonjëse seksi që ajo e kishte takuar personalisht. 

Bezat tregoi se vajza ishte 22 vjeçe dhe e kishte nisur punën shumë vite më parë në moshë të mitur. Gjithashtu gazetarja shtoi se vajza që ajo e kishte pagëzuar me emrin “Lorena” paguhej 5 mijë lekë të vjetra, ndërsa modelet paguhen deri në 2 mijë euro për në natë. 

“2019 ka pasur 12 raste të zbuluara në të gjithë Shqipërinë. Në Tiranë qendra estetike dhe masazhi, klientët shkojnë të maskuar. Çmimet variojnë nga 5 mijë lekë të vjetra deri në 2000 euro janë vajzat e luksit, janë modele ose vajza të shoëbizit. Kam takuar personazhe të tillë, një ditë kam ndjekur një vajzë me emrin “Lorena” punën e kishte kthyer në biznes. Kishte bërë 4 vjet shkollë, ishte 22 vjeç dhe kishte 3 fëmijë. Më tha që nëse do të bisedosh duhet të blesh kohën time. Dhe unë e pagova. E kishte nisur punën që 13 vjeç, jetonte në Lushnje. Prindërit i kishin vdekur dhe kaloi në shtëpinë e tezes, u ndje e keqtrajtua dhe u vetëshfrytëzua. U nda nga një partner pati një fëmijë më të. Pastaj bëri edhe dy fëmijë të tjerë të cilëve nuk ua di babain. Kjo vetëm sepse nuk dinte si të ruhej. Ajo më tregoi se prostitucioni bëhej shumë hapur. Më tha që klientët ishin të arsimuar. Në një hotel pranë zonës së Muzeut ishin edhe shumë vajza të tjera. Punonjësit e këtij hoteli e dinin se çfarë bëhej. Kam takuar gra deri në moshën 60-vjeç që e ofronin këtë shërbim. Ishte fenomen masiv,”-tha gazetarja. 

 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dorjana bezat prostitucioni ne shqiperi dorjana bezat prostitucioni ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2020, 18:13

ANALIZA: Deri ku mund të godasë Irani?

Ishte sulmi më i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj SHBA që nga marrja e Ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979. Bombardimi me raketa balistike i bazave ajrore ...