Aktualitet

Minatorët kërkojnë të bisedojnë me ‘Albchrome’ për Kontratë: Na e kthyen një kërkesë se ishin me ‘pushime’, is

8 Janar 2020, 22:10 Nga DOSJA
Minatorët kërkojnë të bisedojnë me

TIRANË– Minatorët që janë të punësuar pranë minierës së Bulqizës kërkojnë që të ulen në bisedime me administratorët e ‘Albchrome” në mënyrë që të arrihet Kontrata e Re Kolektive. Në një status në rrjetet sociale, Sindikata e minatorëve të Bashkuar shkruan se kanë nisur një kërkesë drejt ‘Albchrome’ në mënyrë që të ulen në bisedim, por këta të fudnit e kanë kthyer pakon mbrapsht me jusftikimin se janë me pushime.

Më tej, minatorët shkruajnë se kanë nisur një tjetër kërkesë, dhe shpresojnë se tashmë t’i kenë mbaruar pushimet.

NJË KOMPANIE QË PRETENDON TË JETË SERIOZE, A I TAKON QË TË LUAJË KUKAFSHEHTAS ME PUNËTORËT DHE PËRFAQËSUESIT E TYRE? Më datë 26 dhjetor 2019, Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i ka nisur kompanisë Albchrome kërkesën për nisjen e bisedimeve për kushtet e Kontratës së re Kolektive. Kërkesa ishte e shoqëruar, siç e parashikon edhe Kodi i Punës, me një kopje të Statutit të Sindikatës sonë dhe kopjen e 320 formularëve të anëtarësimit në SMBB.

Si çdo dokument tjetër që u kemi nisur në rrugë postare institucioneve të ndryshme, edhe kërkesa në fjalë ishte dërguar me Njoftim Lajmërimi. Pak ditë më parë u lajmëruam prej zyrës postare të Bulqizës që kërkesa kishte arritur në kompaninë Albchrome në Tiranë më 30 dhjetor 2019. Fillimisht punonjësit e kompanisë e kishin pranuar pakon e nisur, e më pas ishin kujtuar që ishin me pushime (!) duke e kthyer mbrapsht kërkesën. Fotografitë bashkëngjitur e tregojnë më qartë. Ky është një veprim sa qesharak aq edhe dashakeq, që synon të zvarrisë dhe pengojë veprimtarinë sindikale të SMBB-së, përfaqësimin e punëtorëve prej saj dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me kompaninë Albchrome.

Sidoqoftë, më 6 janar 2020 kërkesën e kemi rinisur, duke qenë të bindur se drejtuesit e Albchrome tashmë i kanë përfunduar “pushimet”. Duke shpresuar që kompania do të nisë ta zbatojë Kodin e Punës, dhe saktësisht pikën 4 të Nenit 163, jemi në pritje që sa më shpejt të bëhet afishimi publik i kërkesës sonë në ambientet e minierës, çka do i hapte rrugë nisjes së bisedimeve për Kontratën e re Kolektive. Minatorët e bashkuar, kanë për të fituar!”- shkruhet në statusin e Sindikatës, teksa janë publikuar edhe zarfat e nisur.

Dosja.al ka raportuar hap pas hapi protestën e minatorëve, e cila ka nisur prej mujash dhe vetëm në nëntor u krijua Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, e themeluar nga disa të rinj. Vetëm pak ditë më pas, Elton Debreshi, u bë hashtag trend top 1 në Facebook pas shkarkimit të tij të beftë nga detyra si minator në Bulqizë për llogari të kompanisë ‘AlbChrome’. I riu, guxoi të bëhet kryetar i shoqatës që ka në fokus mbrojtjen e minatorëve përballë pronarëve, u përball me fuqinë e pushtetit 5 ditë pasi “çoi kokën”.

Por minatorët e Bulqizës nuk u ndalën me kaq. Ata patën edhe mbështetjen e aktivistëve të Organizatës Politike, të cilët vetëm ak ditë më parë në qendrën tregtare TEG, zhvilluan një aksion simbolik kundër biznesmenit Samir Mane, ku shpërndanë fletushka të vogla.

Vetë “AlbChrome”, në reagimin e saj u shpreh se protestat kanë në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët. Më pas Sindikata e Minatoreve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edhe Inspektorati i Punës ka nisur hetimet. Deri më tani janë shkarkuar nga puna 4 minatorë, janë plagpsur edhe dy tjerë por nuk janë marrë masa.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albchrome shpk perplasja samir mane minatoret sindikata e minatoreve ne bulqize albchrome shpk perplasja samir mane minatoret sindikata e minatoreve ne bulqize

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2020, 22:08

TIRANË– I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në RTV ORA, avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka thënë se klienti i tij ka dhënë dëshmi para...