Aktualitet

Luftoi 12 orë me vdekjen, shuhet në moshën 27-vjeçare efektivi i Rrugores pas sëmundjes së keqe, kolegët përloten: Miku

8 Janar 2020, 20:35 Nga DOSJA
Luftoi 12 orë me vdekjen, shuhet në moshën 27-vjeçare

TIRANË– Efektivi i Polciisë Rrugore Mariglen Mestani është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare. Pas 12 orëve lufte të vështirë me vdekje, Mestani nuk ia doli dot t’i bënte ballë sëmundjes së meningitit dhe ndërroi jetë. Shumë kolegë të efektivit të ri, ndër to edhe Genti Mullai, shefi i Sektorit për Komunikimin me Median e Publikun dhe Zedhenes i Policise se Shtetit kanë bërë dedikime të shumta për Mestinin që s’do ta shohin më.

Ndër rreshta, në një status në profilin e tij në Facebook, Mullai shkruan se me Mestanin kanë ndarë orë të shumta bashkë në shi e në breshër, por nuk kanë munguar as përballimet e trafikut në temperaturat e larta. Teksa i jep lamtumirë, nuk mund të mungonte as shprëhja e keqardhjes për një koleg në një moshë kaq të re.

Mariglen Mestani, u prehsh në paqe!

12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ja dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty.

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Marilgen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën. Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lamtumirë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe,”- shkruan ndër të tjera Mullai.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet genti mullai vdes efektivi mariglen mestani genti mullai vdes efektivi mariglen mestani

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2020, 18:13

ANALIZA: Deri ku mund të godasë Irani?

Ishte sulmi më i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj SHBA që nga marrja e Ambasadës amerikane në Teheran në vitin 1979. Bombardimi me raketa balistike i bazave ajrore ...