Aktualitet

8 Janar 2020, 22:08 Nga DOSJA

TIRANË– I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në RTV ORA, avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka thënë se klienti i tij ka dhënë dëshmi para SPAK për 27 krime që sipas tij i ka kryer ish-kryeministri dhe ish-shefi i Haxhisë, Sali Berisha.

Beqiri: Izet Haxhia ka bërë një përmbledhje me 23 krime të kryera nga ish-shefi i tij (Sali Berisha), kjo u formësua në padi për SPAK, sepse një hetues që do të jetë pjesë përbërëse e Byrosë Kombëtare të Hetimit e mori në pyetje Haxhinë, për 23 pikat, që tanimë kanë vajtur 27, dhe në 18 ditë i është marrë padia me 143 faqe. Ato nuk janë thjeshtë deklarime, ai ka trajtuar vrasje, për shembull vrasjen e Shkëlqim Haklajt, me detaje e ka përshkruar.

Marrë nga OraNews

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqi per izet haxhine izet haxhia sali berisha gjyqi per izet haxhine izet haxhia sali berisha

Sondazh

Poll