Aktualitet

Unaza e Re/ IKMT shemb 5 objekte në zonën e Astirit, FNSH rrethon zonën, kaos në trafik (FOTO+VD)

9 Janar 2020, 06:08 Nga DOSJA
Unaza e Re/ IKMT shemb 5 objekte në zonën e Astirit, FNSH rrethon

Tiranë- Ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi 5 objekte në zonën e Astirit, pranë sheshit “Shqiponja”. Ndërsa nje tjetër godinë 6 katëshe pritet të shembet ditën e nesërme, me shpërthim të kontrolluar. Gjatë aksionit të IKMT-së sot u bllokua në të dyja krahët aksi rrugor nga “Sheshi Shqiponja” deri tek “Pallati me “Shigjeta” dhe krijoji një trafik të rënduar që në orët e para të mëngjesit.

Foto nga shembja e godinave:

Ndryshe nga herët e tjera, sot nuk u shënua asnjë incident pasi nuk pati asnjë rezistencë nga banorët e zonës së Astirit. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të Policisë Bashkiake dhe FNSH-së.

Projekti i Unazë së Re është kundërshtuar nga banorët e Astirit.  Në muajin nëntor në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazin lotësjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët u shprehën se pas prishjes së ndërtesave, ata janë në qiell të hapur dhe për këtë akuzuan qeverinë Rama. Disa ditë më vonë u shembën edhe disa objekte të tjera, por nuk pati rezistencë nga banorët.

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ikmt nis shembjen e banesave në astir projekti i unazes se re ikmt nis shembjen e banesave në astir projekti i unazes se re

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Janar 2020, 22:08

TIRANË– I ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila në RTV ORA, avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri ka thënë se klienti i tij ka dhënë dëshmi para...