Politike

Lista Serbe thyen heshtjen zgjedhore, kandidati serb për deputet thirrje mbështetësve për të votuar

Në mesazhin e tij, Kostiç ka përdorur gjithashtu gjuhë nacionaliste, duke shkruar “të gjithë për Serbinë”.

9 Shkurt 2025, 18:14 Nga E. D
Lista Serbe thyen heshtjen zgjedhore, kandidati serb për deputet thirrje
Milan Kostiç

KOSOVË- Kandidati i Listës Serbe për deputet, Milan Kostiç, ka shkelur heshtjen zgjedhore duke publikuar një thirrje për mbështetjen e partisë së tij. Përveç promovimit të subjektit politik, ai u ka sugjeruar serbëve edhe numrat e kandidatëve për të cilët duhet të votojnë. Në mesazhin e tij, Kostiç ka përdorur gjithashtu gjuhë nacionaliste, duke shkruar “të gjithë për Serbinë”.

Sipas nenit 37 të Ligjit të ri zgjedhor, heshtja zgjedhore nis me hapjen e qendrave të votimit në orën 07:00 dhe zgjat deri në mbylljen e tyre në orën 19:00. Gjatë kësaj periudhe, çdo fushatë aktive dhe publikimi i sondazheve është i ndaluar me ligj.

milan kostiç zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll