Politike

Dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit në Kosovë, subjektet politike, thirrje qytetarëve të dalin masivisht për të ushtruar të drejtën e tyre

Sipas raportimeve, qytetarët po vazhdojnë me daljet në votime, ndërsa subjektet politike kanë bërë thirrje që daljet të jenë masive.

9 Shkurt 2025, 17:08 Nga M.B
Dy orë nga mbyllja e qendrave të votimit në Kosovë,
Foto ilustruese

KOSOVA- Kanë mbetur dhe dy orë para mbylljes së qendrave të votimeve për zgjedhjet parlamentare të Kosovës. Sipas raportimeve, qytetarët po vazhdojnë me daljet në votime, ndërsa subjektet politike kanë bërë thirrje që daljet të jenë masive. Lëvizja Vetëvendosje më herët ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në votime, pasi sipas tyre, vota është fuqi.

Ndërsa, zëdhënësi i fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka inkurajuar qytetarët që nuk kanë votuar ende ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre. Stavileci, në një konferencë për media, ka thënë se vota e secilit është forca e shpresës dhe garancia për një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të drejtë.

Thirrje për të dalë në votime ka bërë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka shkruar në profilin e tij në Facebook se vetëm me votë mund qytetarët mund të bëhen pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj.

 

kosova

Sondazh

Poll