Politike

Një orë nga mbyllja e votimit, ambasadori britanik viziton qendrat në Gjilan dhe Novobërdë: Monitorimi i procesit zgjedhor ishte i mrekullueshëm!

Hargreaves tha se kanë mbetur edhe 90 minuta deri në mbyllje të qendrave të votimit dhe se është kënaqësi të shohësh shumë qytetarë të dalin në zgjedhje.

9 Shkurt 2025, 18:10 Nga B.Z
Një orë nga mbyllja e votimit, ambasadori britanik viziton qendrat
Jonathan Hargreaves

KOSOVË - Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, është duke nxjekur nga afër procesin zgjedhor në tërë Kosovën, duke kaluar pjesën më të madhe të ditës nga komuna në komunë. Së fundmi ai a vizituar Novobërdën dhe Gjilanin, ku është takuar edhe me ekipin mbikëqyrës të zgjedhjeve.

Hargreaves tha se kanë mbetur edhe 90 minuta deri në mbyllje të qendrave të votimit dhe se është kënaqësi të shohësh shumë qytetarë të dalin në zgjedhje.

“Kanë mbetur edhe 90 minuta për të shfrytëzuar të drejtën për të dalë dhe votuar!! Ishte e mrekullueshme të isha me ekipin tonë të mbikëqyrjes së zgjedhjeve në Novobërdë dhe Gjilan, duke parë shumë njerëz nga komunitete të ndryshme duke bërë pikërisht këtë”, shprehet Hargreaves.

Sondazh

Poll