Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti mesazh qytetarëve: Sot është dita D e demokracisë, kush s’ka votuar të shkojë sa më parë!

Kurti përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur ditën e sotme “Dita D e demokracisë” dhe u ka kërkuar qytetarëve të nxisin familjarët dhe miqtë e tyre që ende nuk kanë votuar të shkojnë në qendrat e votimit sa më parë.

9 Shkurt 2025, 17:32 Nga E. D
Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti mesazh qytetarëve: Sot është
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë para mbylljes së qendrave të votimit. Kurti përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur ditën e sotme “Dita D e demokracisë” dhe u ka kërkuar qytetarëve të nxisin familjarët dhe miqtë e tyre që ende nuk kanë votuar të shkojnë në qendrat e votimit sa më parë. Gjithashtu Kurti ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe ka nënvizuar rëndësinë e votës për të ardhmen e vendit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme! Ju falemnderit, Albin Kurti.

albin kurti

Sondazh

Poll