Politike

"Kanë votuar mbi 500 mijë votues"/ KQZ jep shifrat: Pjesëmarrje më e ulët në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021!

Kreu i KQZ-së, Valmir Elezi deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, në qendrat e votimit ka qënë 28.32% apo 558 mijë e 246 votues.

9 Shkurt 2025, 16:44 Nga B.Z
"Kanë votuar mbi 500 mijë votues"/ KQZ jep shifrat:
Valmir Elezi

KOSOVË - Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në një prononcim për mediat vendase ka bërë të ditur se është duke vijuar rregullisht procesi zgjedhor i ditës së sotme.

Ai deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, në qendrat e votimit ka qënë 28.32% apo 558 mijë e 246 votues. Kjo sipas tij është një përqindje më e ulët në krahasim me zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021.

“Ecuria e procesit do të jetë pjesë e analizës sonë. Shenja në gisht nuk është e vetmja masë sigurie. Çdo votues duhet gjithashtu të nënshkruajë pjesëmarrjen, duke ia pamundësuar votimin e dyfishtë. Gjithashtu, vendosja e kamerave ndihmon në ruajtjen e integritetit të votimit. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2021, kishin votuar 32.32% apo 567 mijë e 934 votues”, u shpreh ai.

 

zgjedhje kosove

Sondazh

Poll