Politike

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Shpresojmë që rezultatet e votimeve t'i kemi brenda një kohe të shpejtë

Në një konferencë për mediat ai tha se fillimisht do të bëhet numërimi vetëm i votave për subjektet politike.

9 Shkurt 2025, 17:16 Nga M.B
Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ: Shpresojmë që rezultatet e
Foto ilustruese

KOSOVA- Zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë, Valmir Elezi tha se rezultatet e zgjedhjeve të sotme parlamentare shpreson të dihen sa më shpejt. Në një konferencë për mediat ai tha se fillimisht do të bëhet numërimi vetëm i votave për subjektet politike. Për kohën e saktë Elezi tha se nuk mund të flasë. 

“Po shpresojmë që, duke pasur parasysh që numërimi i fletvotimeve në vendvotime do të bëhet vetëm për pjesën e fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur subjektet politike, do të bëhet më shpejt, sepse nuk do të kemi numërimin e pjesës së fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur edhe kandidatët për deputetë, po shpresojmë që brenda një kohe të shpejtë të arrijmë t’i kemi rezultatet preliminare nga vendvotimet për subjektet politike.

Sigurisht që do t’ju njoftojmë, por do të mund ta shihni edhe në web-faqen e KQZ-së kur të dhënat nga vendvotimet fillojnë të vijnë e të shfaqen dhe dalngadalë do të mund të shihni përditësimin e tyre dhe votat për secilin subjekt politik garues”, tha Elezi.

kosova

Sondazh

Poll