Politike

Vijon procesi i votimit në Kosovë/ Haradinaj thirrje qytetarëve: Shfrytëzoni të drejtën e votës! Veprimi më i madh që mund të bëni për vendin!

Haradinaj shkruan ndër të tjera se Kosova serish po e jep provimin e vet të demokracisë. Ai shton se vota e qytetarëve është veprimi më i madh që mund të bëjnë për Kosovë.

9 Shkurt 2025, 17:10 Nga B.Z
Vijon procesi i votimit në Kosovë/ Haradinaj thirrje qytetarëve:
Haradinaj

KOSOVË - Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me procesin zgjedhor që po mbahet këtë të diel në Kosovë. Në një postim në rrjete sociale, Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Haradinaj shkruan ndër të tjera se Kosova serish po e jep provimin e vet të demokracisë. Ai shton se vota e qytetarëve është veprimi më i madh që mund të bëjnë për Kosovë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë të Kosovës me të drejtë vote,

Kosova edhe një herë po e jep provimin e vet të demokracisë. Jam shumë i lumtur që votimet e deritashme kanë kaluar pa asnjë incident serioz dhe në një frymë tolerante e krejtësisht demokratike.

Meritat më të mëdha për këtë mbarëvajtje i kanë vajzat dhe djemtë që janë marrë me organizimin e zgjedhjeve, shtabet e të gjitha partive politike dhe organet ligjzbatuese.

Meqenëse kanë mbetur edhe pak orë deri në mbylljen e kutive, ju që akoma nuk keni votuar, ju ftoj që ta shfrytëzoni të drejtën tuaj dhe të votoni. Vetëm me votë mund të bëheni pjesë e vendimmarrjes e t’i zgjidhni përfaqësuesit tuaj në Parlament e në Qeveri.

Vota juaj është veprimi më i madh që mund ta bëni sot për vendin tuaj!

ramush haradinaj kosove zgjedhje

Sondazh

Poll