Politike

Hashim Thaçi votoi nga paraburgimi i Hagës, babai i ish-presidentit nuk e ushtron dot të drejtën e votës për shkak të gjendjes shëndetësore

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ka ushtruar dje të drejtën e votës nga paraburgimi i Hagës, aty ku ndodhet bashkë   ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

9 Shkurt 2025, 14:08 Nga r.ll
Hashim Thaçi votoi nga paraburgimi i Hagës, babai i ish-presidentit
hashim thaci dhe babai i tij

KOSOVË- Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, nuk ka mundur ta shfrytëzojë të drejtën e votës së tij si qytetar i Kosovë.

Sipas mediave në Kosovë, 87-vjeçari nuk ka mundur të paraqitet në qendrën e votimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa raportohet se para disa ditësh ka qenë i shtruar në spital. 

Ish-presidenti Hashim Thaçi, nga ana tjetër ka ushtruar dje të drejtën e votës nga paraburgimi i Hagës, aty ku ndodhet bashkë   ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Ata po gjykohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. 

haxhi thaçi hashim thaçi

Sondazh

Poll