9 Shkurt 2025, 14:06
Nga B.Z
Agron Gjekmarkaj
ITALI - Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka mbajtur fjalën këtë të diel në takimin që po mbahet në Romë me emigrantët shqiptarë. Në fjalën e tij për të pranishmit Gjekmarkaj u shpreh se zgjedhjet e 11 Majit janë një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë.
Gjekmarkaj bëri më tej thirrje që emigrantët të regjistrohen për të votuar pasi sipas tij ndryshimi i Shqipërisë varet nga vota e diasporës.
Pjesë nga fjala e Gjekmarkajt:
Ne jemi mbledhur këtu në vendin e dashur mik, në Italinë e vlerave të mëdha, në ADN- në e qytetërimit europian, në vendin e perandorëve, poetëve, shenjtorëve, në token pjellore të mendjes, të dijes e të punës,në Romën e përjetshme, në këtë takim madhështor simbol i zemrës, shqiptare qe rreh me fuqi mitologjike, në këtë bashkëbisedim prelud i Fitores!
Sali Berisha është sot këtu mes jush për të bashkëndarë projektin e madh kombëtar të ringritjes së Shqipërisë, vetë modernitetin e saj, për të firmosur kontratën me shqiptaret kudo që janë për një Shqipëri që rikthehet nënë, qe ju fton e nuk ju dëbon që përmbyll ëndrrën europiane jo vetëm të integrimit por edhe të mirëqenies, ligjit e sigurisë!
Qeveria e mëkateve, qeveria e veseve, qeveria skandaleve, qeveria e Edi Rames ka dëbuar popullin! Në çdo vend tjetër nuk ikën populli por qeveria! Shqiptaret do të kthehen dhe Edi Rama do të ikë!
Zgjedhjet e 11 majit janë një moment kritik për të ardhmen e Shqipërisë. Ato nuk janë thjesht një votim, por një akt historik për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të ndalur shkretimim dhe grabitjen, degradimin e banalitetin e se keqes!
Një e ardhme e ndershme dhe e drejtë për çdo shqiptar varet nga fati i asaj dite! Zëri juaj është i fuqishëm dhe vendimtar, sepse ju shikoni Shqipërinë nga larg, por me dashurinë dhe përkushtimin që vetëm një shqiptar mund të ketë për atdheun e tij.
Kjo dashuri do ta mundë urrejtjen, kjo dashuri fari për te ndriçuar rrugën drejt horizontit që kemi humbur! Unë ju bëj thirrje sot: përdoreni fuqinë e votës tuaj! Vota juaj është arma më e fortë për të garantuar një Shqipëri demokratike, një vend ku sundon ligji dhe jo korrupsioni, një vend që meriton të jetë shtëpia e të gjithëve, brenda dhe jashtë kufijve të tij.
Me votën tuaj ju e fuqizoni moton e Naim Frasherit “Ti Shqipëri me jep nder me jep emrin shqiptar”! Ju falënderoj nga zemra për përkushtimin tuaj dhe ju siguroj që zëri dhe vota juaj per PD-në nuk do të jenë kurrë të harruara. Shqipëria juaj ju pret, dhe ajo ka nevojë për ju!
agron gjekmarkaj pd
Politike
9 Shkurt 2025, 13:58
B.Z
Flamur Noka
ITALI - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u bëri thirrje sot diasporës të regjistrohen ...
Politike
9 Shkurt 2025, 13:30
N.F
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme me rublikën e tij SY m'SY ku i është përgjigjur komentit të një ...
Politike
9 Shkurt 2025, 13:49
M.B
Glauk Konjufca
KOSOVA- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve t&eum...
Politike
9 Shkurt 2025, 13:44
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë po marrin pjesë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti ser...
Politike
9 Shkurt 2025, 13:21
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Lista Serbe po merr pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare që po mbahen në Kosovë pas dy vitesh boj...
Politike
9 Shkurt 2025, 13:19
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherësh kandidat p&...
Politike
9 Shkurt 2025, 13:06
M.B
Kurti me familjen
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pas votimit ka shijuar një kafe së bashku me prindërit dhe bashkë...
Politike
9 Shkurt 2025, 13:05
B.Z
Emigrantët
ITALI - Ka nisur takimi i Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, me diasporën në Romë. Qindra emigrantë shqiptar&e...
Politike
9 Shkurt 2025, 12:58
M.B
Anu Prattipati
KOSOVA- E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar qendrën e voti...
Politike
9 Shkurt 2025, 12:46
B.Z
Ivi Kaso
TIRANË - Sekretari për Çështje Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso në një deklarat&eu...