Politike

Mes thirrjeve nga Prishtina dhe Beogradi, Veriu i Kosovës i kthehet kutive të votimit për zgjedhjet

Beogradi zyrtar mbështet vetëm një opsion, ndërsa Komisariati për Refugjatë i Republikës së Serbisë është angazhuar në "mobilizimin" e personave të zhvendosur për të votuar në zgjedhjet në Kosovë, duke ua siguruar transportin.

9 Shkurt 2025, 13:44 Nga M.B
Mes thirrjeve nga Prishtina dhe Beogradi, Veriu i Kosovës i kthehet kutive
Foto ilustruese

KOSOVA- Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë po marrin pjesë edhe gjashtë subjekte politike nga komuniteti serb. Megjithatë, Beogradi zyrtar mbështet vetëm një opsion, ndërsa Komisariati për Refugjatë i Republikës së Serbisë është angazhuar në "mobilizimin" e personave të zhvendosur për të votuar në zgjedhjet në Kosovë, duke ua siguruar transportin.

Qytetarët e Republikës së Kosovës sot ushtrojnë të drejtën e votës, në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është 1 milion e 970 mijë e 944 votues.

kosova

Sondazh

Poll