Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Votuesit më të rregullt në Kosovë, mbi 100 mijë të rinj votojnë sot për herë të parë

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues.

9 Shkurt 2025, 12:37 Nga r.ll
Zgjedhjet parlamentare/ Votuesit më të rregullt në Kosovë,
foto ilustruese

KOSOVË- Në qendrat e votimit në Kosovë vijon procesi i votimit. Nga grupmoshat e qytetarëve, të rinjtë janë shumë aktiv në ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Në këto zgjedhjet parlamentare të këtij, mbi 100 mijë të rinj do të votojnë për herë të parë.

Në grafikun më poshtë të publikuar nga REL mund ta shihni trendin ndër vite:

Zgjedhjet parlamentare/ Votuesit më të rregullt në Kosovë,

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

Katër janë kandidatët për Kryeministër të Kosovës: Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje; Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër nga ana e PDK-së; Lumir Abdixhiku, është kandidati i LDK-së për Kryeministër dhe Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

 

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll