Aktualitet

FOTOLAJM/ Veterani i luftës hedh votën e tij i veshur me uniformën e UÇK-së

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues

9 Shkurt 2025, 10:47 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Veterani i luftës hedh votën e tij i veshur me
muhamet kuka

KOSOVË- Vijon procesi zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, ku qytetarët po ushtrojnë të drejtën e votës për zgjedhjet parlamemtare. Votën e tij e ka hedhur edhe veterani i UÇK-së, Muhamet Kuka. Ky i fundit ka shkuar në qendrën e votimit i veshur me uniformën e UÇK-së dhe me flamurin e tyre në dorë. 

Për zgjedhjet e sotme parlamentare, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re.

Katër janë kandidatët për Kryeministër të Kosovës: Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje; Bedri Hamza, kandidat për Kryeministër nga ana e PDK-së; Lumir Abdixhiku, është kandidati i LDK-së për Kryeministër dhe Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër nga radhët e koalicionit AAK-NISMA. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.

 

muhamet kuka zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll