BE: 104 vëzhgues janë në terren për të mbikëqyrur procesin zgjedhor në Kosovë
vezhguesit e be KOSOVË- Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, ka thënë t&eum...
Policia bën me dije se vijon këqyrja e pamjeve filmike për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.
TIRANË- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia lidhur me protestën e organizuar nga opozita ditën e djeshme para Kryeministrisë.
I riu dyshohet dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital 3 punonjës policie.
Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe katër protestues të tjerë. Policia bën me dije se vijon këqyrja e pamjeve filmike për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera për identifikimin dhe kapjen e personave që hodhën lëndë piroteknike drejt punonjësve të policisë të planizuar me shërbim para Kryeministrisë më datë 08.02.2025, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, identifikuan dhe arrestuan shtetasin E. T., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur lëndë plasëse artizanale dhe lëndë piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë të planëzuar me shërbim, ku si pasojë kanë mbetur të dëmtuar dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital 3 punonjës policie.
Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. Gj., 18 vjeç, A. D., 40 vjeç, D. C., 19 vjeç, të tre banues në Korçë dhe F. L., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Pas përfundimit të protestës është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të punonjësve të Policisë dhe selisë së Kryeministrisë, të cilat janë dërguar për ekspertim të mëtejshëm.
Vijon këqyrja e pamjeve filmike për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
vezhguesit e be KOSOVË- Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, ka thënë t&eum...
foto ilustruese KOSOVË- Prokuroria ka bërë të ditur se për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, q&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Pesë persona janë ndaluar për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votu...
foto ilustruese KOSOVË- Prishtina, kryeqyteti i Kosovës është mbushur me postera zgjedhorë. Nga shtyllat e ndri&cce...
valmir elezi KOSOVË- Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka thënë ...
PRIZREN- Qendrat e votimit në të gjithë Kosovën janë hapur në orën 07:00. Në Prizren, pas 1 ore e 10 minuta vones...
foto ilustruese KOSOVË- Qytetarët e Kosovës do të mund të votojnë edhe nëse dokumentet e identifikimit kanë skaduar...
mitrovica KOSOVË- Në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, janë hapur qendrat e votimit, ndër...
pamje nga votimi KOSOVË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi, ka votuar në një qendër votimi n&...
foto ilustruese KOSOVË- Zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi ka njoftuar me vënien e kamerave vëzhguese në hapë...