Aktualitet

"Nuk lejohet fotografimi i fletës së votimit"/ Në Pejë anashkalohet rregulli, kabina e votimit e ekspozuar për kamerat dhe vëzhguesit (FOTO)

Menaxheri i qendrës së votimit ka thënë për mediat në Kosovë se kabina është vendosur në këtë mënyrë me udhëzim të KQZ.

9 Shkurt 2025, 10:56 Nga r.ll
"Nuk lejohet fotografimi i fletës së votimit"/ Në
foto ilustruese

KOSOVË- Në Kosovë vijon procesi zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit. Në qendrën e votimit në shkollën “Shaban Spahia” në Pejë, kabinat e votimit janë vendosur në mënyrë të pazakontë.

Ato janë të ekspozuara ndaj vëzhguesve që janë në sallë dhe ndaj kamerave. Menaxheri i qendrës së votimit ka thënë për mediat në Kosovë se kabina është vendosur në këtë mënyrë me udhëzim të KQZ.

”Kështu ju kanë thonë dhe kështu janë vendos. Për shkak të kamerave, është vendos që kështu të jenë kutitë. Kështu është thënë në trajnimet e KQZ-së se kjo është forma e drejtë.", është shprehur ai. 

 

qendra e votimit ne peje zgjedhjet ne kosove 9 shkurt 2025

Sondazh

Poll