Aktualitet

Gjatë konfliktit qëlluan në ajër me armë, arrestohen 3 persona në Durrës, dy të tjerë të shpallur në kërkim (EMRAT)

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi kanë qëlluar me armë zjarri pas një konflikti më njëri-tjetrin.

9 Shkurt 2025, 11:36 Nga N.F
Gjatë konfliktit qëlluan në ajër me armë, arrestohen 3
Foto ilustruese

DURRËS- Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi kanë qëlluar me armë zjarri pas një konflikti më njëri-tjetrin. Gjithashtu në lidhje me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy persona. 

Të arrestuarit janë 48-vjeçari Gentian Zeneli, 38-vjeçari Spiro Shore dhe 26-vjeçarja Jolanda Zeqiri. Të shpallurit në kërkim janë Hamdi Llana dhe Klajdi Senko. Ata janë konfliktuar me Gentian Zeneli, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë.

Njoftimi i policisë:

 
Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka marrë njoftim  se në lagjen nr. 18, disa shtetas po konfliktoheshin me njëri - tjetrin dhe është qëlluar me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimin autorëve.  

Shtetasit e përfshirë në konflikt të cilët dyshohet se kishin qëlluar me armë gjatë konfliktit, kur kanë konstatuar shërbimet e Policisë janë larguar me shpejtësi me një automjet, të cilët janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit Hamdi Llana dhe Klajdi Senko.

Në vijim të veprimeve hetimore, janë vënë në pranga shtetasit: Gentian Zeneli., 48 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". Spiro Shore, 38 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale "Veprime qe pengojnë zbulimin e se vërtetës" dhe Moskallëzimi i krimit”. Jolanda Zeqiri, 26 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale  "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Po nga veprimet ka rezultuar se shtetasit Hamdi Llana dhe Klajdi Senko, të cilët janë shpallur në kërkim, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Gentian Zeneli, të cilin e kanë dëmtuar me sende të forta dhe gjatë konfliktit kanë qëlluar me armë zjarri në ajër për ta kanosur atë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

arrestohen 3 persona ne durres

Sondazh

Poll