Aktualitet

Indiani humbi jetën teksa po punonte në gurore, arrestohet drejtuesi teknik dhe përgjegjësi i kantierit në Korçë (EMRAT)

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Maksim Zisi 70-vjeç dhe Spartak Halili 54-vjeç pasi ditën e djeshme duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë 47-vjeçarin indian i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

9 Shkurt 2025, 12:13 Nga B.Z
Indiani humbi jetën teksa po punonte në gurore, arrestohet drejtuesi
Foto ilustruese

KORÇË - Policia ka arrestuar ditën e sotme drejtuesin teknik dhe përgjegjësin e kantierit në Korçë ku humbi jetën një punëtor nga India. Policia bën me dije se në pranga ka rënë Maksim Zisi 70-vjeç dhe Spartak Halili 54-vjeç pasi ditën e djeshme duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë 47-vjeçarin indian i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë

“U arrestuan Maksim Zisi, 70 vjeç, dhe Spartak Halili, 54 vjeç, banues në Korçë, me detyrë drejtues teknik dhe përgjegjës kantieri të një subjekti, pasi më datën 08.02.2025, duke kryer punime mermeri, është copëzuar një pjesë mermeri dhe ka zënë poshtë një shtetas indian  47-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë.

arrestim korce policia

Sondazh

Poll