9 Shkurt 2025, 11:09
Nga N.F
Personi i prezantuar si përfaqësuese e KQZ-së
TIRANË- Emisioni "Piranjat" mbrëmjen e 7 shkurtit ka publikuar nje investigim tek i cili paraqitet se në takimet e Partisë Socialiste nëpër Greqi, ka punonjës të KQZ-së për të regjistruar emigrantët. Pas investigimit ka reaguar komisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili u shpreh se KQZ nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. Kjo tregon se në takimet e Partisë Socialiste nëpër Greqi, ka zyrtarë të kësaj partie që prezantohen si punonjës të një projekti të KQZ-së për të regjistruar emigrantët.
Në vazhdën e këtyre reagimeve, Piranjat kanë dalë me një njoftim ndërsa kanë publikuar foton e personit që u prezantua si përfaqësuese e KQZ-së. Piranjat shkruan se personi me rreth të kuq është duke kryer një krim elektoral. Më tej në postim kanë bërë thirrje të shpërndahet njoftimi dhe të bëhet i mundur identifiki i personit në rreth të kuq, për ta kallëzuar më pas në SPAK, si organi kompetent për hetimin e krimeve zgjedhore.
Postimi i plotë:
NJOFTIM/ Personi në rreth të kuq është një person që i është prezantuar Piranjave si përfaqësuese e KQZ për të ndihmuar emigrantët në Greqi mbi aplikimin për të votuar. Komisionieri i KQZ, Ilirjan Celibashi sapo deklaroi se KQZ nuk ka asnjë përfaqësues jashtë Shqipërisë për këtë qëllim.
Personi me rreth të kuq është duke kryer një krim elektoral. Kërkojmë nga ju, dhe nga mediat e tjera nëpërmjet shpërndarjes së këtij njoftimi, identifikim e personit në rreth të kuq, për ta kallëzuar më pas në SPAK, si organi kompetent për hetimin e krimeve zgjedhore. Ju lutemi shpërndajeni sa më shumë.

kqz spak
Aktualitet
9 Shkurt 2025, 10:56
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Në Kosovë vijon procesi zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit. Në qendrën e votimit në sh...
Aktualitet
9 Shkurt 2025, 10:47
r.ll
muhamet kuka
KOSOVË- Vijon procesi zgjedhor në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë, ku qytetarët po ushtrojnë të ...
Aktualitet
9 Shkurt 2025, 10:16
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka theksuar ditën e sotme se regjistrimi i votuesve nga...
Aktualitet
9 Shkurt 2025, 09:41
r.ll
protesta
TIRANË- Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia lidhur me protestën e organizuar nga opozita ditën e djeshm...
Aktualitet
9 Shkurt 2025, 09:31
r.ll
vezhguesit e be
KOSOVË- Shefja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EOM), Nathalie Loiseau, ka thënë t&eum...
Aktualitet
9 Shkurt 2025, 09:24
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria ka bërë të ditur se për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, q&e...
Aktualitet
9 Shkurt 2025, 09:06
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Pesë persona janë ndaluar për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votu...
Aktualitet
9 Shkurt 2025, 08:45
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Prishtina, kryeqyteti i Kosovës është mbushur me postera zgjedhorë. Nga shtyllat e ndri&cce...
Aktualitet
9 Shkurt 2025, 08:31
r.ll
valmir elezi
KOSOVË- Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, në një konferencë për media, ka thënë ...
Aktualitet
9 Shkurt 2025, 08:19
r.ll
PRIZREN- Qendrat e votimit në të gjithë Kosovën janë hapur në orën 07:00. Në Prizren, pas 1 ore e 10 minuta vones...