8 Shkurt 2025, 13:51
Nga N.F
Meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook' në lidhje me protestën e sotme të opozitës që do të organizohet para Kryeministrisë në orën 17:00. Meta ka ftuar qytetarët të bashkohen sot në protestë kundër Narkoshtetit ndërsa e ka cilësuar si armikun më të egër të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve. Meta shkruan se narkoshteti i ka vjedhur në mënyrë të pamëshirshme shqiptarët dhe ka përzënë nga vendi përmes një axhende antikombëtare shpopullimi.
Ai thekson se duhet të protestojnë sot për të rikthyer qetësinë në familjet shqiptare, qetësi që është kërcënuar rëndë nga rrugaçëria e mbrojtur nga Narkoqeveria. Meta tha se sot duhet të bashkohen për votën e lirë dhe pa kërcënimet e narkopatronazhistëve dhe Narkoqeverisë. Kreu i PL-së tha se sot do të protestojnë për jetën dhe shëndetin e kërcënuar nga betoni i kullave.
Reagimi i plotë:
Të dashur shqiptarë të ndershëm dhe patriotë. Ju ftoj të gjithëve të bashkohemi sot, në ora 17:00 në protestën kombëtare kundër Narkoshtetit, armikut më të egër të lirive dhe të drejtave tuaja, që ka vjedhur në mënyrë të pamëshirë dhe ka përzënë nga vendi përmes një axhende antikombëtare shpopullimi mbi 1 milion shqiptarë.
Të rinjtë dhe të rejat, që ky regjim mizor u ka vrarë shpresat dhe u ka vjedhur ëndrrat do të jenë sot në këmbë! Sot është dita të protestojmë për moszbardhjen e vrasjes së 18-vjeçarit Martin Cani, ëndrrat e të cilit u këputën në oborrin e shkollës “Fan Noli” në zemër të Tiranës, në mënyrë që të mos kemi të tilla tragjedi në të ardhmen dhe fëmijët tanë të rriten jo vetëm të mirëarsimuar por edhe të sigurt në Atdheun e tyre.
Pensionistët, që aq shumë kanë kontribuar për vendin dhe që sot janë më të varfër se në 2013, të vjedhur, të përbuzur dhe të përjashtuar kanë shumë arsye pse do të bashkohen sonte me ne.
Fermerët shqiptarë, nga Kardhiqi ku protestojnë tani dhe deri në Vermosh, që mundin dhe sakrificat i hedhin në kanal, fondet e të cilëve përfundojnë te inceneratorët që nuk ekzistojnë, do të protestojnë sot me ne edhe për shfarosjen blegtorisë edhe për shkretimin e bujqësisë. Mësuesit, pedagogët, mjekët e infermierët, me pagat më mizerabël në rajon do të bashkohet me ne!
Protestojmë sot për të shpëtuar Atdheun nga zhbërja, për të shpëtuar familjen shqiptare dhe fjalët e shenjta Nënë dhe Babë nga “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, për t'u mobilizuar për largimin e Kryetarit të Organizatës që për të vjedhur pushtet shet sovranitet, për t'i dhënë fund modelit të narkoekonomisë bazuar në pasurimin e një pakice nëpërmjet industrisë së pastrimit të parave dhe për t'i hapur rrugën një modeli të ri ekonomik që mbështet prodhuesit vendas dhe e shndërron Shqipërinë në fuqi eksportuese në rajon.
Protestojmë sot për të rikthyer qetësinë në familjet shqiptare, qetësi që është kërcënuar rëndë nga rrugaçëria e mbrojtur nga Narkoqeveria. Protestojmë për votën e lirë dhe pa kërcënimet e narkopatronazhistëve dhe Narkoqeverisë. Protestojmë për jetën dhe shëndetin e kërcënuar nga betoni i kullave. E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi mafioz dhe të korruptuar në çdo qelizë.
meta
Politike
8 Shkurt 2025, 13:21
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me rubrikën e tij Sy m’sy’ ku i është përgjigjur komentuesve. Rama i ...
Politike
8 Shkurt 2025, 12:47
N.F
Petkoviç
KOSOVË- Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se serbët e zhvendosu...
Politike
8 Shkurt 2025, 12:30
N.F
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur ditën e sotme një dek...
Politike
8 Shkurt 2025, 12:09
E. D
Ali Ahmeti
MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka dhënë një mesazh për qytetar&eum...
Politike
8 Shkurt 2025, 12:05
N.F
Votimi
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë po votojnë të shtunën në përfaqë...
Politike
8 Shkurt 2025, 11:50
E. D
Edi Rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama duke folur nga Madridi theksoi përparimet e Shqipërisë në shtetin e së ...
Politike
8 Shkurt 2025, 11:41
Edi Rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama tha nga Madriti pas nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress...
Politike
8 Shkurt 2025, 11:31
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë p&eu...
Politike
8 Shkurt 2025, 11:18
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë p&eu...
Politike
8 Shkurt 2025, 11:13
Edi Rama
SPANJË- Kryeministri Edi Rama nga Madridi, ku nënshkroi marrëveshjen për organizimin e Kongresit Botëror të Lig...