Aktualitet

Krijohet baza e të dhënave shtetërore, ja për çfarë do të shërbejë dhe kush do të mund të aksesojë informacionin

 Në vendim thuhet se institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është Instituti i Statistikave.

5 Shkurt 2025, 16:55 Nga r.ll
Krijohet baza e të dhënave shtetërore, ja për
kryeministria

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme krijimin e bazës së të dhënave shtetërore "Databaza e treguesve të statistikave zyrtare". Në vendim thuhet se institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është Instituti i Statistikave.

Po ashtu thuhet se të dhënat që përmban databaza shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, që përditësohen sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare dhe përpunohen në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Bëhet me dije se dhënës të informacionit për “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” janë institucionet si Kryeministria, ministritë, institucionet në varësi të Kryeministrisë ose të ministrive të linjës, institucionet e pavarura, njësitë e drejtpërdrejta të ofrimit të shërbimeve, agjencitë autonome, administrata e prefektit dhe bashkitë e qarqet. Në vendimin e qeverisë theksohet se të dhënat, që aksesohen nga subjektet e interesuara, janë të dhëna statistikore dhe asnjë e dhënë personale nuk mund të përpunohet nga kjo databazë.

VENDIMI I PLOTË: 

VENDIM

PËR

KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE “DATABAZA  E TREGUESVE TË STATISTIKAVE ZYRTARE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare”.

2. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është Instituti i Statistikave.

3. Të dhënat që përmban databaza shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, që përditësohen sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare dhe përpunohen në zbatim të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

4. Të dhënat parësore janë sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5. Të dhënat dytësore janë sipas aneksit 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

6. Dhënës të informacionit për “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” janë:

a) Kryeministria, ministritë, institucionet në varësi të Kryeministrisë ose të ministrive të linjës, institucionet e pavarura, njësitë e drejtpërdrejta të ofrimit të shërbimeve, agjencitë autonome, administrata e prefektit;
b) bashkitë dhe qarqet.

7. Baza e të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” ndërvepron me bazat e të dhënave shtetërore të autoriteteve publike, sipas ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, ligjit  nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, dhe programit të statisikave zyrtare.

8. Niveli i aksesimit të subjekteve të interesuara për bazën e të dhënave shtetërore “Databaza e treguesve të statistikave zyrtare” është, si më poshtë vijon:

a) INSTAT-i, administrator me të drejta të plota ndryshimi, krijimi, fshirjeje, leximi, sipas roleve përkatëse;
b) Publiku, vetëm me të drejta leximi;
c) Entitetet krijuese të informacionit, sipas legjislacionit për programin e statistikave zyrtare.

9. Të dhënat, që aksesohen nga subjektet e interesuara, janë të dhëna statistikore dhe asnjë e dhënë personale nuk mund të përpunohet nga kjo databazë.

10. Ngarkohet Instituti i Statistikave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

baza e të dhënave shtetërore keshilli i ministrave

Sondazh

Poll