Aktualitet

U kapën me drogë, arrestohen tre persona në Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së  Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë 3 persona të cilët shisnin lëndë narkotike kanabis.

5 Shkurt 2025, 16:43 Nga N.F
U kapën me drogë, arrestohen tre persona në Tiranë
Foto ilustruese

TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga në Tianë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi gjatë kontrollit fizik policia iu gjet lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së  Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë 3 persona të cilët shisnin lëndë narkotike kanabis.


Të arrestuarit janë identifikuar si 40-vjeçar me inicialet N. P., 28-vjeçari, R. I., 28 vjeç dhe 35-vjeçari E. Sh. Policia sekuestroi lëndën e dyshuar narkotike në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:


DVP Tiranë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së  Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit, N. P., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, R. I., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe E. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

droge ne tirane arrestohen 3 persona ne tirane

Sondazh

Poll