Aktualitet

Shiste në dyqanin e tij monopatina dhe biçikleta elektrike të vjedhura, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike, të dyshuara të vjedhura.

5 Shkurt 2025, 14:31 Nga E. D
Shiste në dyqanin e tij monopatina dhe biçikleta elektrike të
foto ilustruese

TIRANË- Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Brand”. Mësohet se i riu shiste në dyqanin e tij monopatina dhe biçikleta elektrike të vjedhura. Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike, të dyshuara të vjedhura. 27-vjeçari akuzohet  për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2., në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1., operacioni policor i koduar “Brand”. Shiste monopatina dhe biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura, në dyqanin e tij, arrestohet 27-vjeçari. Sekuestrohen 80 monopatina dhe biçikleta elektrike të dyshuara të vjedhura.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve Nr. 1 dhe Nr. 2., bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është finalizuar operacioni policor i koduar “Brand”.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në dyqanin në pronësi të shtetasit N. X., ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 74 monopatina, 3 patina elektrike dhe 3 biçikleta elektrike, të dyshuara të vjedhura. Në vijim të veprimeve, shtetasi N. X., 27 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e autorit/ëve të vjedhjes së monopatinave dhe biçikletave elektrike dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e tiranes

Sondazh

Poll