Aktualitet

Papa Françesku zhvillon Audiencë të Përgjithshme në Vatikan para studentëve dhe akademikëve shqiptarë e italianë

Studentët vinin nga universitete si: Universiteti i Tiranës, Universiteti “Zonja e Këshillit të Mirë”, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Universiteti “Mesdhetar”, Universiteti i Studimeve të Perugia-s, Universiteti “La Sapieza” Itali, dhe Universiteti “Roma Tree” Itali.

5 Shkurt 2025, 16:21 Nga r.ll
Papa Françesku zhvillon Audiencë të Përgjithshme në
pamje nga aktiviteti

VATIKAN- Papa Françesku ka organizuar sot në Vatikan një aktivitet të veçantë një Audiencë të Përgjithshme para rreth 100 studentëve shqiptarë dhe akademikëve nga universitete të ndryshme të Shqipërisë dhe Italisë. Ky aktivitet ka si qëllimin forcimin e lidhjeve kulturore dhe arsimore mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.

Studentët vinin nga universitete si: Universiteti i Tiranës, Universiteti “Zonja e Këshillit të Mirë”, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Universiteti “Mesdhetar”, Universiteti i Studimeve të Perugia-s, Universiteti “La Sapieza” Itali, dhe Universiteti “Roma Tree” Itali.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ishin po ashtu të pranishëm në audiencën e zhvilluar.  Përmes një postimi në Facebook, Hasani bën me dije se Audienca e Përgjithshme u fokusua gjerësisht tek rëndësia e vlerave humane dhe angazhimi i përbashkët në promovimin e paqes, drejtësisë, dialogut ndërfetar dhe vëllazërisë. Më tej shkruan se gjatë vizitës, bashkë me Manastirliun kanë zhvilluar një takim me Shkëlqesinë e Tij, Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. 

"Ditë shumë e veçantë sot në Vatikan ku bashkë me kolegen Ogerta Manastirliu , si dhe rreth 100 studentë shqiptarë dhe akademikë nga universitete italiane dhe shqiptare, patëm privilegjin të ndiqnim nga afër Audiencën e Përgjithshme të Papa Françeskut. Audienca e Përgjithshme u fokusua gjerësisht tek rëndësia e vlerave humane dhe angazhimi i përbashkët në promovimin e paqes, drejtësisë, dialogut ndërfetar dhe vëllazërisë.

Gjatë vizitës në Vatikan zhvilluam një takim gjithashtu me Shkëlqesinë e Tij, Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Përgjatë këtij takimi, vlerësuam marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, si dhe dakorduam të çojmë më lart progresin e këtyre marrëdhënieve.", thuhet në postimin e Hasanit. 

Pjesëmarrësit në audiencë bënë gjithashtu edhe kalimin e Portës së Shenjtë, e cila hapet një herë në 50 vjet. Selia e Shenjtë e ka shpallur vitin 2025, si Vit Jubile. Sipas traditës biblike, Viti Jubilar është një vit i veçantë i faljes universale.

ogerta manastirliu igli hasani

Sondazh

Poll