Aktualitet

Dhunoi babë e bir, gjatë largimit goditi me makinë edhe një tjetër person, shpallet në kërkim 28-vjeçari në Krujë

I riu gjithashtu akuzohet se ka goditur me automjet një person tjetër gjatë largimit nga vendi i ngjarjes. I plagosuri, ndodhet aktualisht në spital duke marrë trajtim mjekësor.

5 Shkurt 2025, 16:33 Nga N.F
Dhunoi babë e bir, gjatë largimit goditi me makinë edhe një
Foto ilustruese

KRUJË- Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim në Krujë. Mësohet se ai është shpallur në kërkim pasi ka dhunuar dy persona, babë e bir. Sipas njoftimit të policisë i riu ka dhunuar 49-vjeçarin dhe të moshuarin në bashkëpunim me një person tjetër i cili nuk është identifikuar ende.

I riu gjithashtu akuzohet se ka goditur me automjet një person tjetër gjatë largimit nga vendi i ngjarjes. I plagosuri, ndodhet aktualisht në spital duke marrë trajtim mjekësor. Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i plotë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë kanë shpallur në kërkim shtetasin D. Gj., 28 vjeç, pas se ai, bashkë me një shtetas ende të paidentifikuar, ka dhunuar dy shtetas: A. S., 49 vjeç, dhe Sh. S., 72 vjeç, babë dhe bir.


Gjithashtu, shtetasi D. Gj. është akuzuar se ka goditur me automjet shtetasin Sh. S. gjatë largimit nga vendi i ngjarjes. Shtetasi i plagosur, Sh. S., ndodhet aktualisht në spital, duke marrë trajtim mjekësor. Materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

dhune aksident shpallet ne kerkim i riu ne kruje

Sondazh

Poll