Aktualitet

Kastriot Reçi u ekzekutua nga një snajper i veshur si grua, e vëzhgoi për 5 orë nga banesa e ushtarit të Met Kananit (DINA

8 Janar 2020, 09:11 Nga DOSJA
Kastriot Reçi u ekzekutua nga një snajper i veshur si grua, e

RRËSHENDosja.al ndjek zhvillimet një ditë pas ekzekutimit në qendër të qytetit të biznesmenit 47-vjeçar, Kastriot Reçi. Ish-ortaku i televizionit M+ u qëllua me kthjelltësi nga një snajper, i cili ishte veshur si grua. Dy kamera sigurie kanë filmuar momentin, kur autori që qëlloi me snajper, del nga makina, ende e paidentifikuar, dhe ngjitet në katin e shtatë të një pallati. Aty, autori ka qëndruar për 5 orë dhe ka pritur biznesmenin.

I veshur me rroba sportive, me kapuç të zi, burime nga grupi hetimor i thanë Dosja.al, se nga pamjet filmike, autori duket si grua, por grupi është i bindur se është vetëm një maskim. Në momentin që ka zbritur nga makina, autori është larguar, por nga erdhën?

Burime i thanë Dosja.al, se dyshja që mori pjesë në këtë atentat është nisur që në orët e para të mëngjesit nga një qytet i Shqipërisë së Mesme dhe më pas janë ndarë. Pasi është ngjitur në katin e shtatë, autori, me një çantë të madhe të zezë, që e nxorri nga bagazhi i makinës, hyn në një banesë, e cila rezulton se është në pronësi të Armando Gjinit, i vrarë më 14 gusht 2019.

Nga kjo banesë, ai ka pritur për 5 orë viktimën, dhe ka vëzhguar lëvizjet në lokal “Mirdita”, në derën e të cilit u ekzekutua Kastriot Reçi. Në momentin që viktima është afruar, snajperi është përgatitur për t’a qëlluar, por në këtë moment, Reçi ka takuar një grua me fëmijë.

Këtu, snajperi ka pritur, dhe sapo ai është ndarë nga gruaja me fëmijë, e ka qëlluar me saktësi me një plumb në zemër. Ekzekutimi sipas hetuesve është kryer nga 150-200 metra largësi. Më pas, ka mbyllur valixhen, dhe me qetësi është larguar në këmbë, duke iu shpëtuar uniformave blu, që në momentet e para kanë qenë në kërkim të një makine.  

(A.B/J.V;F.G;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando gjini kastriot reci vritet kastriot reci armando gjini kastriot reci vritet kastriot reci

Sondazh

Poll