Politike

A do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA?/ Berisha: Këto eksperimente janë bërë me Sali Berishën dhe kanë dështuar! Nuk mund të ndodhë!

Berisha u shpreh se kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi thelbi i të gjithë këtij procesi ka qenë që shqiptarët duhet të vendosin vetë.

5 Shkurt 2025, 13:20 Nga B.Z
A do tërhiqet nëse ia kërkojnë ambasadorët e SHBA?/
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha është pyetur gjatë konferencës për shtyp me gazetarët nëse do të largohet nga PD nëse ja kërkon ambasadori anglez dhe amerikan. Lidhur me këtë Berisha u shpreh se nuk do ta bëjë. Berisha shtoi se kjo gjë nuk mund të ndodhë pasi thelbi i të gjithë këtij procesi ka qenë që shqiptarët duhet të vendosin vetë.

Pyetje: Po në rast se ambasadori anglez dhe ambasadori amerikan ngjiten në zyrën e PD-së dhe ju thonë që të largoheni e të zgjidhet një kandidat tjetër?

Sali Berisha: Problemi është që këto eksperimente janë bërë me Sali Berishën dhe kanë dështuar, kanë pirë ujë, dhe në një kohë më të vështirë. Nuk mund të ndodhë, thelbi i të gjithë këtij procesi ka qenë që shqiptarët duhet të vendosin vetë.

Sondazh

Poll