Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ Zgjatet me VKM afati i pasaportave dhe kartave ID të skaduara

Hoxha shtoi se me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platformën elektronike të regjistrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

5 Shkurt 2025, 13:09 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ Zgjatet me VKM afati i pasaportave dhe kartave ID të
Ervin Hoxha

TIRANA- Qeveria ka vendosur të shtyjë afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit 2025. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha, e bëri të ditur lajmin pas mbledhjes së qeverisë teksa tha se kjo masë do t’ju japë zgjidhje ngërçit të krijuar pasi janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Ai shtoi se me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ duke u regjistruar në platformën elektronike të regjistrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Këshilli i Ministrave miratoi një akt për zgjatjen e afateve të vlefshmërisë së kartave të identiteti dhe pasaportave biometrike. Kjo do të zgjidhë të gjithë ngërçin e krijuar janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë që u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit. Me miratimin e këtij akti të gjithë shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të ketë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës si e drejtë Kushtetuese”, tha Hoxha.

zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll