Politike

Publikohen mesazhet! Kurti propozon punësimin e një aktivisti të partisë në Korporatën Energjetike të Kosovës

Sipas këtyre mediave, biseda në fjalë dëshmon se si kryeministri i Kosovës Albin Kurti përpiqet të punësojë aktivistë të partisë në KEK. Bazuar në bisedat e publikuara, Kurti, i rekomandon Nagip Krasniqit (ish-kryeshefit të KEK-ut) emrin e Abdullah Lalës për një pozitë në korporatë.

5 Shkurt 2025, 12:13 Nga M.B
Publikohen mesazhet! Kurti propozon punësimin e një aktivisti të
Albin Kurti

KOSOVA- Një bisedë në grupin e WhatsApp-it të funksionarëve të lartë qeveritarë të Kosovës po qarkullon në mediat në Kosovë. Sipas këtyre mediave, biseda në fjalë dëshmon se si kryeministri i Kosovës Albin Kurti përpiqet të punësojë aktivistë të partisë në KEK. Bazuar në bisedat e publikuara, Kurti, i rekomandon Nagip Krasniqit (ish-kryeshefit të KEK-ut) emrin e Abdullah Lalës për një pozitë në korporatë. Lala është një ish-kryetar i Qendrës së LVV-së në Podujevë. Kurti e nxit Nagip Krasniqin të marrë në konsideratë të kryejë punësime partiake në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Në serinë e dytë të shkrimeve për bisedat e funksionarëve më të lartë të qeverisë në një grup në platformën WhatsApp, media Paparaci.com, publikon një komunikim mes kryeministrit Albin Kurti, ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Kurti i propozon Krasniqit, të akuzuar për korrupsion në dy raste, emrin e një aktivisti të hershëm të Lëvizjes Vetëvendosje për një vend pune në KEK.

Biseda mes Kurtit, Krasniqit dhe Rizvanollit është zhvilluar me 21 tetor të vitit 2022. Ajo është pjesë e hetimeve penale të Prokurorisë Speciale që rezultuan me dy aktakuza për korrupsion ndaj ish-kryeshefit Krasniqi. Kurti interesohet t’ia bëjë një vend në KEK, Abdullah Lalës, ish-kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, tregon biseda të cilën e ka siguruar Paparaci. Interesimi i Kurtit del në pah pas kërkesës së Nagip Krasniqit për sugjerimin e emrave të kandidatëve potencial për një konkurs punësimi të Korporatës Energjetike të Kosovës.

“Edhe 4 ditë ka afat për aplikim. Nëse njihni dikënd inkurajoni për të aplikuar”, thotë Krasniqi.

“Abdullah Lala?”, pyet Kurti, derisa propozon emrin e aktivistit, ish-shefit të Qendrës së LVV-së në Podujevë.

Krasniqi i përgjigjet pozitivisht rekomandimit të shefit të Qeverisë, por me kusht që Lala t’i plotësojë kriteret e parapara në konkurs.

“Nëse i plotëson kriteret, pse jo”, i përgjigjet ai.

Kur kryeministri pyet për kriteret, Krasniqi ia dërgon atij një dokument. Aty besohet se ishin detajet e konkursit për pozitën e kërkuar. Sipas mediave në Kosovë, misioni i Kurtit nuk rezulton të jetë realizuar. Lala nuk figuron të jetë punësuar në KEK, bazuar në të dhënat publike.

Biseda e plotë e zhvilluar mes Albin Kurtit, Nagip Krasniqit dhe Artane Rizvanollit:

Nagip Kransiqi: Edhe 4 ditë ka afat për aplikim. Nëse njihni dikënd inkurajoni për të aplikuar.

Albin Kurti: Abdullah Lala?

Nagip Krasniqi: Nëse i plotëson kriteret, pse jo

Albin Kurti: Cilat janë kriteret?

[Nagip Krasniqi dërgon një dokument]

Artane Rizvanolli: Përvoja menaxheriale shumë problem

Artane Rizvanolli: Apo është OSE

Publikohen mesazhet! Kurti propozon punësimin e një aktivisti të

albin kurti kosova

Sondazh

Poll