Politike

Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Kjo do jetë protesta e fitores! Opozita nuk ndalet më

Berisha e ka cilësuar protestës si protesta e fitores, ndërsa ka deklaruar se PD do të vazhdojë përpjekjet për qeveri teknike.

5 Shkurt 2025, 12:59 Nga M.B
Protesta e 8 shkurtit/ Berisha: Kjo do jetë protesta e fitores! Opozita nuk
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp me gazetarët është ndalur edhe te protesta që pritet të mbahet më 8 Shkurt.

Berisha e ka cilësuar protestës si protesta e fitores, ndërsa ka deklaruar se PD do të vazhdojë përpjekjet për qeveri teknike. Berisha shton se lidhur me protestën PD ka fitur shumë mbështetje dhe kjo gjë sipas tij ka damkosur kryeministrin Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Do të jetë një protestë e fitores. Do të jetë fryma e fitores, protesta e fitores. Nuk ka të ndalur tani opozita, nuk ndalet më gjer më 11 maj ditën e fitores. Quajeni si të duash, unë nuk kam term tjetër përveçse protesta e fitores. Kemi bërë punë shumë me të. Kemi fituar shumë mbështetje për të dhe Edi Rama është tashmë i damkosur si një njeri që grabit zgjedhjet. Ne vazhdojmë përpjekjet tona përsëri për qeveri teknike.

sali berisha

Sondazh

Poll