Politike

Si mund ta mbrojë PD votën e diasporës? Berisha: Po i ndjekim të gjitha përpjekjet e tyre për të blerë dhe për të falsifikuar

Berisha tha se demokratët po e ndjekin të gjitha përpjekjet për blerje vote dhe falsifikim. Ai shtoi se këto raste janë bërë publike dhe do vazhdojnë të bëhen.

5 Shkurt 2025, 13:01 Nga M.B
Si mund ta mbrojë PD votën e diasporës? Berisha: Po i ndjekim
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u pyet sot nga Dosja.al se si mund ta mbrojë PD votën e Diasporës dhe çfarë masash do të ndërmerrnin në rast të konstatimit të ndonjë shkeljeje. Berisha tha se demokratët po e ndjekin të gjitha përpjekjet për blerje vote dhe falsifikim. Ai shtoi se këto raste janë bërë publike dhe do vazhdojnë të bëhen.

"Ne po i ndjekim të gjitha përpjekjet e tyre për të blerë votën, për të falsifikuar votën në diasporë dhe kemi bërë denoncime publike dhe do t'i bëjmë", tha Berisha.

Kryedemokrati tha po ashtu se potali i hapur nga ta ka si synim orientimin e qytetarëve dhe jo regjistrimin e numrit të tyre.

"Tani ne nuk kemi synuar ne të bëjmë regjistrimin. Komisioneri ka të drejtë. Pse kemi hapur portalin? Portali ynë është hapur vetëm për të ndihmuar, për të asistuar, dhe ka njerëz që kanë nevojë për asistencë, dhe sapo klikon në këtë portal merr shpjeguesin, merr një e-mail që shpjegon të gjithë proceudrën për tu regjistruar në portalin e KQZ. Nuk kemi synuar ne të bëjmë regjistrime. Ne synojmë të ndihmojnë qytetarët që të regjistrohen", tha Berisha.

sali beri

Sondazh

Poll