Politike

"Shanset për fitoren e PD, janë dy herë më shumë se në vitin 1991"/ Berisha: Kur të plotësohet administrata e re, do nis lobimin për heqjen e non-gratës!

Berisha u shpreh se sipas tij shpallja non grata ishte një akt politik i Xhorxh Sorosit. Berisha thotë se Sekretari i Shtetit e ka bërë atë pa respektuar asnjë ligj të vendit të vet, pa asnjë dokument në dosje, thjesht me lobimin korruptiv të Sorosit.

5 Shkurt 2025, 12:43 Nga B.Z
"Shanset për fitoren e PD, janë dy herë më shumë
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se do t’i kërkojë administratës së re amerikane heqjen e non gratës. Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp me gazetarët Berisha u shpreh se sipas tij shpallja non grata ishte një akt politik i Xhorxh Sorosit.

Berisha shprehet se Sekretari i Shtetit e ka bërë atë pa respektuar asnjë ligj të vendit të vet, pa asnjë dokument në dosje, thjesht me lobimin korruptiv të Xhorxh Sorosit. Berisha shton më tej se sipas tij shancet për fitoren e PD në zgjedhjet e 11 Majit janë dy herë më shumë se në vitin 1991.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Jo, unë nuk e kam filluar lobingun sepse janë gjithsej 14 ditë që ka filluar administrata e re.
Dhe unë nuk besoj që në ditët më të para të saj, të jetë përparësi ky problem.
Kështu që unë jam i vetëdijshëm se duhet të plotësohet administrata, d.m.th është një proces konfirmimesh që duhet të kalojë në Kongres.
Dhe procesi i konfirmimeve të zyrtarëve nuk është vetëm për sekretarët e shtetit, por edhe për persona nën rangun e tyre.
Unë pres që të plotësohet administrata e re dhe pa asnjë diskutim do i drejtohem administratës së re.
I vetmi shkak që nuk i jam drejtuar është kjo.
Dhe jam besimplotë sepse është kuptuar universalisht që ai ishte një akt politik i Xhorxh Sorosit dhe se Sekretari i Shtetit e ka bërë atë pa respektuar asnjë ligj të vendit të vet, pa asnjë dokument në dosje, thjesht me lobimin korruptiv të Xhorxh Sorosit.

Ato akuza morën përgjigjen më të merituar nga Sali Berisha, por një gjë të jesh i sigurtë. Që ftesa ka qenë një vendim dhe ai vendim është marrë jo për akuzat, por përkundrazi. Kështu që në këtë aspekt, ata që u përpoqën, Edi Rama që mendoi të fitojë zgjedhjet duke arrestuar kundërshtarët, mori pardje përgjigjen më të rëndë, një përgjigje si Llukashenko. Se ai për këtë qëllim e bëri. Politika është politikë. Ai vendosi kundërshtarin në ‘arrest shtëpie’ i bindur se nuk fitonte dot ndryshe. Por kundërshtari ja ku është. Mendoj se qëndresa dhe provat e suksesshme e bëjnë Sali Berishën sot, dy herë më fitimtar sot se në 1991. Dy herë më shumë shanset.

Sondazh

Poll