5 Shkurt 2025, 12:56
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vota e diasporës është në rrezik. Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Berisha u shpreh se shumica po e refuzon amendamentin që të votojnë edhe shqiptarët që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar.
Berisha shtoi më tej se PD nuk do të lejojë asnjë votim dhe asnjë ndryshim nëse nuk pranohet amendamenti i propozuar.
Pjesë nga fjala e Berishës
Negociatat janë, Partia Socialiste kërkon të përjashtojë të gjithë shqiptarët me të drejtë vote jashtë Shqipërie, që nuk disponojnë dokumente shqiptare dhe ky është një akt antidemokratik, antikushtetues.
Pasja apo jo e letërnjoftimit apo pasaportës shqiptare nuk ka asnjë implikim me qenien apo jo shtetas shqiptar.
Pra, mund të jesh shtetas shqiptar dhe të mos kesh pasaportë shqiptare, por të kesh dokumente të një, dy apo tre vendeve të tjera që lejojnë dyshtetësi.
Nuk e pranojnë socialistët.
Kështu që unë e deklaroj këtu, asnjë votim, asnjë ndryshim nuk bëjmë nëse nuk pranohet ky amendament i yni, që është krejtësisht pa asnjë lloj anësimi politik, por strikt për të respektuar të drejtën kushtetuese të shqiptarëve jashtë vendit.
Për ne, ky është kushti.
Vota e diasporës vihet në rrezik nëse përjashton dy të tretat e shqiptarëve jashtë vendit.
Ti e bën me këtë qëllim këtë, se këta e shohin që diaspora e urren PS-në. Shqiptarët e kanë turp të kujtojnë narkoshtetin që ka ndërtuar Edi Rama në Shqipëri.
Shqiptarët nuk ia falin të largojë 1 milion persona në 10 vite.
Këta menduan se do ishte ndryshe, por u del krejt tjetër. Ndaj dhe duan tani t’i kufizojnë.
Politike
5 Shkurt 2025, 12:43
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se do t’i kërkojë administratës së re amerikane heqj...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:38
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Ram...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:13
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Një bisedë në grupin e WhatsApp-it të funksionarëve të lartë qeveritarë të Kosovës po...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:30
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët theksoi rënd&e...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:19
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp me gazetarët, u ndal te emigracioni. Berisha u shpreh...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një konferencë për mediat pas kthimit nga Gjermania deklaroi ...
Politike
5 Shkurt 2025, 12:01
M.B
Foto nga takimi
GJERMANIA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar dy foto gjatë takimit që ka pasur me presidentin e parl...
Politike
5 Shkurt 2025, 10:53
M.B
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
TIRANA- Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike Sal...
Politike
5 Shkurt 2025, 10:26
B.Z
TIRANË - Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH) SH.A. ka paditur kreun e Grupit Parlamentar Gazmend Bardhi për "shpif...
Politike
5 Shkurt 2025, 10:17
M.B
Ajola Xoxa
TIRANA- Bashkëshorta e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e l...