Aktualitet

Krimi horror në Mallakastër, flet kunati i Drita Saliajt: Ishin djem të këqinj, kanë vjedhur dhe në shtëpinë time (VD)

8 Janar 2020, 09:08 Nga DOSJA
Krimi horror në Mallakastër, flet kunati i Drita Saliajt: Ishin djem

MALLAKASTËR- Kunati i Drita Saliaj, Mitat Saliaj ka treguar sot detaje të reja në lidhje me grabitjen dhe vrasjen që ndodhi në Mallakastër. Mitati ka treguar sot për mediat se tre të arrestuarit ishin djem problematikë, pasi i kishin grabitur edhe atij banesën.

Ai jeton në Greqi dhe pasi kishte marrë vesh lajmin ishte kthyer dhe kur kishte mbërritur në shtëpi, kishte vënë re se dikush kishte hyrë dhe e kishte vjedhur. Saliaj ka vënë gishtin mbi tre të arrestuarit, duke thënë se nipi i viktimës është djalë i keq dhe të atin e ka në burg.

Unë isha tek djali në Greqi. E kam kunatë Dritën. Erdha të hapja derën, e kanë shqyer derën, e kanë grabitur. Kisha gjëra në shtëpi, motorsharra, korrëse bari, mbi 2-3 milionë gjëra kisha. Se di akoma çfarë kanë marrë. Kur isha në Shqipëri vija çdo 2 javë. Edhe mund të jenë ata djem. Ky nipi nuk ka qenë djalë i mirë. Të tërë këta që kanë bërë këtë gjë ashtu kanë qenë. Çun i keq, drogë e të gjitha gjërat i ka bërë. Të atin e ka brenda”, deklaroi Mitat Saliaj.

KrímI i rèndè ka trónditur dje Mallakastrën. 3 të rinj kanë gràbitùr, dhùnùår dhe më pas kanë mbýtùr një 50-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krímí është pranuar nga 3 tre rinjtë, tashmë të årrèstuår dhe në dèshmínë e tyre jashtë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kóntróllit. Drita jetonte e vètmè, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Një prej të rinjve 16 vjeçari, L. Saliaj, ishte nipi i burrit të saj. Pólícía ka reàguàr për ngjàjrèn dhe shkruàn se  ngjàrjà është zbàrdhùr në kohë rèkórd.

(A.B.:E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj krim horror ne mallakaster mitat saliaj drita saliaj grabitet dhe vritet drita saliaj krim horror ne mallakaster mitat saliaj

Sondazh

Poll